Ndeshjet e kësaj të marte në Champions League dhuruan emocione të mëdha. Gola dhe spektakël, në sfidat e para të xhiros së katërt në kompeticionin më të rëndësishëm për klube
Milan triumfoi 1-3 ndaj Real Madrid, në Estadio Santiago Bernabéu (Madrid). Kuqezinjtë zhbllokuan llogaritë pas 12 minutash lojë, me anë të Thiaw. Kampionët e Europës u kundërpërgjigjën me Vinicius pak më vonë. Morata ndezi festën mysafire, në të 39-tën. Të besuarit e Fonsecas thelluan shifrat me Reijnders, në minutën e 70-të. Los Blancos provuan të futeshin në lojë me golin e Rudiger, por u anulua për shkak se u konsiderua offside
Surprizat nuk mbaruan me kaq, pasi Manchester City pësoi disfatë 4-1 në Portugali ndaj Sporting. Liverpool kaloi 4-0 pengesën Leverkusen, sakaq Lille-Juve përfundoi 1-1