Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta

by Nexhat

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë duke përmbushur premtimin që kanë dhënë si ekzekutiv për hapjen e një konkursi për asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se si MAShTI kanë buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëve.

banner

“Krahas kësaj kemi ofruar edhe mundësinë për kualifikimin e atyre që kanë interes për t’u punësuar si asistent. Në linjë me këtë kemi hapur sot konkursin për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së shtatë për nivelin e V-të, të kualifikimit ‘Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore’”.

“Këtë vit shkollor, kualifikimi do të ofrohet në 8 grupe, prej tyre 3 grupe në Prishtinë dhe nga një grup në Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Mitrovicë. Të gjithë kandidatët të cilët me sukses e përfundojnë këtë kualifikim, do të pajisen me diplomë sipas standardeve të BTEC”, ka thënë Nagavci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy