Sane drejt rikthimit në Ligën Premier, por kësaj radhe me parametra zero

by Nexhat

Sane drejt rikthimit në Ligën Premier, por kësaj radhe me parametra zero

Leroy Sane është futur në vitin e tij të pestë te Bayern Munich, por pritet të jetë i fundit

banner

Sulmuesi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munich dhe nuk po e mendon rinovimin

Përkundër se drejtuesit e Bayernit po tentojnë ta ndalin Sanen në Allianz Arena, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta gjermane Sport Bild, Arsenali është duke monitoruar situatën e Sanes te Bayerni.

‘Topçinjtë’ po tentojnë ta bindin lojtarin për t’u rikthyer në Ligën Premier dhe besohet se Mikel Arteta tanimë ka kontaktuar me Sanen për ta bindur të transferohet në Londër

28-vjeçari i ka bërë të qartë edhe Arsenalit ashtu si edhe Bayernit, se në kontratën e re duhet të jetë paga aktuale prej 10 milionë eurove neto në sezon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy