Trepça pëson humbje të thellë nga Ludwigsburg

by Nexhat

Kampionia e Kosovës, Trepça, ka pësuar një humbje të thellë me rezultat 87:54 ndaj skuadrës gjermane MHP RIESEN Ludwigsburg në ndeshjen e zhvilluar për javën e pestë të grupeve në FIBA Europe Cup.

Ndeshja është luajtur në Gjermani, ku Ludwigsburgu ka dominuar duke fituar të katër çerekët.

banner

Mitrovicasit e kanë nisur ndeshjen mirë me një seri 0:6, të përkrahur nga tifozët shqiptarë në Gjermani. Megjithatë, Ludwigsburgu e ka marrë kontrollin e lojës duke e mbajtur epërsinë deri në fund.

Skuadra gjermane e ka fituar çerekun e parë 15:11 dhe ka vazhduar me fitore të thella në pjesën e mbetur, duke e fituar çerekun e dytë 25:13, të tretin 25:16 dhe të fundit 22:14, për ta përfunduar ndeshjen me rezultat 87:54.

Për Trepçën, më të dalluarit kanë qenë Larry Thomas me 21 pikë dhe Mikaile Tmusiq me 14.

Kjo ishte humbja e pestë për mitrovicasit në po aq ndeshje në këtë garë.

Ndeshjen e fundit në grup, Trepça do ta zhvillojë më 13 nëntor kundër Caledonia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy