Zv.kryeministri i Luksemburgut nuk shkon duarthatë te Kurti, i çon “Strudel”

by Nexhat

Zëvendëskryeministri dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel, gjatë qëndrimit në Kosovë ka shijuar edhe prodhimet vendore duke ndarë dhe opinion sesa i shijshëm është ushqimi kosovar.

Pasi dje ka ngrëne byrek me djathë dhe me mish, ai sot ka shkuar në takim me Kurtin i ngarkuar me një qese me prodhime të tregut vendas.

banner

Bettel nuk i ka shkuar Kurtit duarthatë, por me keksë strudlet, produkt i kompanisë “Liri”. Madje, ai ka ekspozuar para mediave keksat kosovarë duke i ngritur lartë me duar strudlet që siç duket kanë lënë shije të mirë te ai.

Bettel është burrështetasi i parë që viziton Kosovën dhe kaq hapur reklamon prodhimet vendase të shtetit tonë.

Po ashtu dhe vizita e tij në Kosovë kryesisht ka pasur fokusin te zhvillimi ekonomik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy