Benjamin Mendy fiton betejën e pagave të papaguara me Man City pas lirimit nga akuza për përdhunim

by Nexhat

Benjamin Mendy ka qëndruar te Manchester City për gjashtë vite, së paku aq ka qenë nën kontratë para se të largohet në 2023 në drejtim të Lorient.

Mbrojtësi francez ka fituar kërkesën e tij për pagat kundër Manchester Cityt, me një vendim të dhënë nga gjyqtarja Joanne Dunlop më 6 nëntor.

banner

Gjykatësi arriti në përfundimin se klubi nuk kishte të drejtë t’i ndalonte pagën Mendyt përderisa ai nuk ishte në paraburgim.

Vendimi shënon një fitore të rëndësishme për mbrojtësin francez, i cili kishte qenë në një mosmarrëveshje ligjore me Man City pas pezullimit të tij nga klubi.

Kontrata e Mendyt u ndërpre pasi ai u akuzua për përdhunim dhe sulm të shumë grave.

Që atëherë ai është liruar nga këto akuza; ai tani do të marrë rreth 11 milionë funte paga të papaguara gjatë pezullimit të tij nga ekipi i parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy