Interi ka fituar me rezultat 1-0 kundër Arsenalit për të vazhduar serinë pa pranuar gol në Ligën e Kampionëve. Zikaltërit krijuan krejt dy shanse në këtë ndeshje, por një penallti e dhënë në fund të ndeshjes bëri që ata ta fitonin lojën. Calhanoglu (45+3) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje për Interin
Interi ka arritur një fitore të rëndësishme në San Siro me një gol që u shënua nga penalltia në fund të pjesës së parë.
Interi e filloi shumë furishëm pjesën e parë ku që në minutën e dytë të takimit arriti që ta godasë shtyllën. Fati e shpëtoi Arsenalin pa pësuar gol.
Pas këtij rasti, ishin Arsenali që e mori ndeshjen në kontroll me mbajtje të topit por pa rezultat, pasi që Interi arrinte të mbrohej mirë dhe të tentonte që me kundërsulme të bënte diferencën.
Pikërisht kështu ndodhi, pasi që në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Mikel Merino preku topin me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti për Interin, pavarësisht së prekja e Merinos nuk ishte e qëllimshme.
Penalltia qëndroi dhe të në gol e shndërroi Hakan Calhanoglu.
Pjesa e dytë foli e tëra për Arsenalin të cilët e dominuan Interin në çdo aspekt të lojës, por skuadra e Inter u mbrojte me 11 lojtarë.
Havertz pati rastin më të mirë në minutën e 60-të, por Sommer bëri një pritje brilante për ta dërguar topin jashtë në këndore.
Havertz pati një mundësi të artë në minutën e 75-të por sulmuesi gjerman nuk bëri një goditje si duhet dhe një mbrojtës i Interit e dërgoi topin në këndore.
Deri në fund të ndeshjes Arsenali tentoi disa herë që të barazoi rezultatin por parkimi i autobusit për Interin funksionoi për mrekulli dhe ata arritën që t’i marrin tri pikë dhe tani renditen në vendin e 5-të me 10 pikë derisa Arsenali është në vendin e 12 me 7 pikë.
REZULTATET
Atletico Madrid 2-1 Paris Saint-Germain
Barcelona 5-2 Crvena Zvezda
Bayern Munich 1-0 Benfica