Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nesër do të prezantojnë kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai tha se ka vullnet e energji në ekipin organizativ për përgatitjen e takimit në Prishtinë – nisja që LDK e quan Turneu i Ndryshimit.
“Përgatitjet e fundit për takimin e madh të Prishtinës! Vullnet e energji plot në ekipin organizativ”.
“Turneu i Ndryshimit nisë nesër në Kryeqytet, për të vazhduar nëpër Kosovë. Nesër, LDK, prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit! Eja nesër. Nga ora 19:00, në AMC Hall! Bëhu ndryshimi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook