Liderët e vendeve kyçe evropiane i janë bashkuar radhës që urojnë Trumpin, për fitoren që ende nuk është shpallur zyrtarisht.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, e ka uruar Trumpin për atë që e ka cilësuar “fitore historike”.
“Si ndër aleatët më të ngushtë, ne qëndrojmë krahë për krahë me njëri-tjetrin për t’i mbrojtur vlerat tonë të përbashkëta, lirinë dhe demokracinë. E di që lidhja speciale SHBA-Britani do të sjellë prosperitet në të dyja anët e Atlantikut, në vjetët në vijim”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka uruar Trumpin dhe ka thënë se “Gjermania dhe SHBA-ja kanë punuar me sukses për kohë të gjatë, për të promovuar lirinë në të dyja anët e Atlantikut”.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë ashtu në të mirë të qytetarëve tanë”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është i gatshëm të punojë me Trumpin sikurse në mandatin e kaluar.
“Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, ka thënë Macron përmes një postimi në X – platformën e njohur më parë si Twitter.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e ka uruar, po ashtu, Trumpin, dhe ka thënë se Evropa është gati.
“Për të bashkëpunuar, teksa adresojmë sfidat e pashembullta gjeopolitike. Për t’i mbajtur të forta lidhjet transatlantike, që kanë rrënjë në vlerat e përbashkëta, liri, të drejta të njeriut, demokraci dhe tregje të hapura”. /REL/