46
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollin në trafik, duke shqiptuar mbi 2100 gjoba.
24 persona kanë pësuar lëndime në 73 aksidente të ndryshme, një shifër që tregon se shumë shoferë vazhdojnë të mos respektojnë rregullat e trafikut.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 19 persona, ndërkaq 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje.