Reagon Olsa Muhameti pas daljes të Atilla Kardesh nga Big Brother VIP Kosova

by jonzefaj

Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ka reaguar pas largimit të konkurrentit Atilla Kardesh nga shtëpia e famshme.

Ajo bëri një postim në ‘InstaStory’, siç duket duke iu referuar largimit të Kardesh nga gara.

banner

“Detyra u përfundua”, shkroi Muhameti në postimin e saj, duke ngritur shumë pikëpyetje.

Ende pa u bërë 48 orë, Atilla, që është njëherësh ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, përfundoi sot garën e tij në BBVK.

Në momentin kur u kumtoi lajmin, ai u tha banorëve që hyri me qëllim që të “varrosë” konfliktet dhe urrejtjet për mirëqenien e fëmijëve.

Hyrja e tij si fillim shkaktoi shumë reagime, madje edhe nga institucionet e vendit, duke kërkuar nga produksioni largimin e menjëhershëm të tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy