Rovena dhe Mevlani kanë diskutuar për largimin e Atilla Kardesh dhe pjesëmarrjes së tij brenda shtëpisë së BBVK-së.
Ata gjithashtu diskutuan edhe relacionin paraprak me Drenushën, që ngriti shumë pikëpyetje tek banorët që nuk ishin në dijeni për historinë e tyre.
Megjithatë, Rovena ‘thuri’ lëvdata për Atillën, kur komentonte për karakterin e tij.
“Ama kështu foli shumë serioz Atilla, si tu duk ty? Atë që foli, e foli saktë. Kërkoi bashkëpunim më saktë për hatër të fëmijëve. Gjithmonë kur një çift ndahet, është çështja e fëmijëve që gjithmonë vuajnë”, theksoi Rovena.
“Ama u soll mirë, erdhi këtu, u soll mirë. Krijoi miqësi me të gjithë, kështu nga pak. Foli i duroi edhe kungjat, i duroi gjithçka që iu hodhën mbi, a e kupton? Pasi nuk u prit me lule, por me sherre. Arriti në këtë klimë të sjellë një situatë okay, madje luajti”, deklaroi mes tjerash