Donald Trump kryeson me 232 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpallur President i SHBA, kundrejt 216 të Kamala Harris e cila është afruar ndjeshëm orët e fundit, sipas rezultateve paraprake.
Trump kryeson bindshëm në Florida, Georgia, Virginia, Ohajo dhe ka arritur të përmbysë shifrat në Texas.
Ndërsa Harris dominoi në fillim në dy prej shteteve që konsideroheshin vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan, mirëpo kur ishin numëruar rreth 60% e votave, Donald Trump arriti të kthejë shifrat në avantazhin e tij.
Harris fitoi në shtete si California, Ilinois, New York, Colorado, Washington, New Jersey si dhe arriti të përmbysë Virginian kur po numëroheshin votat e fundit.
Miliona amerikanë votuan të martën e 5 nëntorit 2024, për të vendosur nëse zv/presidentja Kamala Harris ose ish-presidenti Donald Trump do të jetë “shefi” i ri i Shtëpisë së Bardhë.
Kandidati që të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale duhet të sigurojë 270 vota elektorale.