Abdixhiku i publikon emrat e kandidatëve për deputetë të nominuar nga LDK në Prishtinë, 50% janë gra

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë nga degët e Prishtinës.

Prezantimi i tyre është bërë gjatë tubimit “Turneu i Ndryshimit”, që sonte nisi në Prishtinë.

banner

Abdixhiku për këtë tubim thotë se qëndrojnë të bashkuar e të fortë për ndryshimin.

“Në Prishtinë, nisëm Turneun e Ndryshimit!  Në kryeqytet, nisëm rrugëtimin tonë plot shpresë! Nga sonte qëndrojmë të bashkuar! Nga sonte qëndrojmë të fortë! Nga sonte dalim me bindje të plotë se ‘Ne jemi ndryshimi’ për Kosovë”, ka shkruar ai.

Më poshtë Abdixhiku përmendi emrat e kandidatëve për deputetë nga degët e Prishtinës, renditja thotë se është sipas alfabetit.

Emrat e kandidatëve për deputetë janë: Alban Zogaj, Arben Gashi, Berat Rukiqi, Besian Mustafa, Doarsa Kica Xhelili, Donjeta Dragusha, Doruntinë Maloku, Ema Nikçi Rexha, Fadil Aliu, Fiknete Bejta, Florian Dushi, Hykmete Bajrami, Ismet Beqiri, Izet Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Jeta Rafuna, Krenar Xhaferi, Sibel Halimi, Sokol Havolli, Vlora Dumoshi.

Tutje Abdixhiku ka thrënë se 50% e të nominuarve janë gra.

“Jam i lumtur me listën e propozimeve, sidomos për faktin që 50% e të nominuareve janë gra! Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm! Të gjithë bashkë, ata janë kandidatët tuaj. Sikurse si ju, ata rrisin familjet në mesin tuaj. Kanë brengë e hall brengat dhe hallet e juaja, kanë ëndërr ëndrrat tuaja. Mbi të gjitha, kanë një vullnet të jashtëzakonshëm, për t’i shërbyer vendit me plot krenari e nder”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy