Insiston Gashi: Astrit Dehari është vrarë për arsye 100 për qind politike

by Merita

Avokati Tomë Gashi rastin e Astrit Deharit e ka konsideruar si një rast të dhimbshëm, duke thënë se është vrarë për arsye 100 për qind politike.

“Duhet të themi që në prizmin tim ky është rasti më i dhimbshëm që ka ndodhur pas luftës në Kosovë, pas përfundimit të luftës, është vrarë një djalë i ri në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, arsyet kanë qenë 100 për qind politike”.

banner

“Deri më tani i kemi pasur katër prokurorë të cilët e kanë pasur rastin, që e kanë bartur prej Prizrenit në Prishtinë, prej Prokurorisë Themelore në Prizren, në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. Disa prej tyre e kanë mbajtur rastin me vite të tëra”.

“Për Astrit Deharin nuk ka guxuar, asnjë prokurorë deri më tani, për tetë vjet me nxjerr një vendim që hetimet të drejtohen në zbulimin e vrasjes së Astrit Deharit. Këta kanë lejuar që 30 minuta pasi që e kanë vrarë Astrit Deharin, me ia dhënë kualifikimin si vetëvrasje”, është shprehur tutje ai në Klankosova.tv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy