Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, e cila ishte krahu i djathtë i tij në mandatin e kaluar, ishte prezente dhe pranë babait të saj në fjalimin fitues të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.
Krahas familjarëve të tjerë, Ivanka ishte po ashtu prezente në Florida, bashkë me bashkëshortin e saj Jared Kushner.
Ajo për këtë ceremoni të veçantë zgjodhi një kostum blu mbretëror.
Ivanka e njohur për stilin e saj të veçantë, zgjodhi një kostum të shtëpisë franceze të modës Zadig & Voltaire.
Fjala vjen, në faqen zyrtare të markës shkruhet se çmimi i xhaketës është 575 euro, ndërsa pantallonat kushtojnë 345 euro.
Krahas kostumit 920 euro, kombinimin e ajo e ka kompletuar me një këmishë mëndafshi blu.