Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza ka folur rreth kritikave se nuk është ‘goditës’ në fjalime.
Hamza në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se është origjinal sa i përket fjalimeve dhe se garën për kryetar të Mitrovicës e ka fituar pa thënë asnjë fjalë të keqe për kundërkandidatët e tij.
“Jam origjinal, gara në Mitrovicë nuk kom përdor gjuhë të vrazhdë, nuk kam qenë konfrentues sigurisht që edhe atë kohë debate të ndryshme a duhet me ashpërsu gjuhën cila duhet me qenë sjellja, unë kom vazhdu dhe për herë të parë e fitoj garën për rreth 54%. Për asnjë njeri(nuk kam përdorur fjalë të kqia)”, tha ai.