Antidroga i ka arrestuar dy persona në Prizren në një operacion policor.
Atje u konfiskua po ashtu edhe një sasi e drogës.
Detaje lidhur me aksionin do të jepen pas përfundimit të operacionit,
Kështu deklaroi zëdhënësi Daut Hoxha.
Më herët sot policia e ka zhvilluar një aksion në Prishtinë të koduar “Tregu”, ku nga Antidroga u arrestua një person.
Po ashtu, gjatë dites edhe në Gjilan siq jeni njoftuar permes komunikatës zyrtare një person është arrestuar per blerje, posedim dhe shpërmdarje te paautorizuar të narkotikëve.
“Dje po ashtu operacioni taktik i antidrogës së Ferizajt i koduar me emrin“TRANSFERI” ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e rreth 11 kilogramëve marihuanë në Bernicë të poshtme të Prishtinës, dhe një person ka perfunduar në pranga të Policisë”, tha Hoxha
“Siç kemi konfirmuar në vazhdimësi Policia e Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit, parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprave penale, ne veqanti luftë e pakompromis po zhvillohet dhe do të zhvillohet ndaj personave të perfshirë në shitblerjen e substancave narkotike apo abuzimit me to”.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë nuk do të lejojë që individ apo grupe të ndryshme kriminale të kryejn veprime të kunderligjshme, në veqanti si këto të abuzimit me Droga, të rrezikojnë shëndetin e rinisë sonë dhe të mbesin pa u ndeshkuar”.