Server për ndikimin e Trumpit: Ndarjet në Ukrainë do të jenë një precedent për ndarjet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë

by Nexhat

Profesori Daniel Serwer nga Universiteti ”Johns Hopkins”, ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin që mund të ketë fitorja e Donald Trump-it në politikën amerikane ndaj Ballkanit.

Duke analizuar se çfarë kontribuoi në këto rezultate zgjedhore dhe fitoren bindëse të Trump, Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, thotë se në të kanë ndikuar disa faktorë dhe një prej tyre është sigurisht zhgënjimi me ekonominë, veçanërisht normën e inflacionit.

banner

Serwer, i cili ishte i ftuar në Al Jazeera Balkans News, foli edhe për ndryshimet në politikën e jashtme të SHBA-së që mund të pasojnë fitoren e Trump.

“Unë pres që Trump të ofrojë mbështetje edhe më të pakushtëzuar për Izraelin. Por unë mendoj se ndryshimi i parë më dramatik do të jetë në Ukrainë, ku ai do të përpiqet t’u japë një pjesë të Ukrainës rusëve për t’i detyruar ata të ndalojnë luftën. Këtë e ka bërë të ditur gjatë fushatës parazgjedhore dhe ndoshta do të ketë sukses në këtë”, thotë Serwer, 

“Ka implikime për Ballkanin, sepse ndarjet në Ukrainë do të jenë një precedent për ndarjet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë,” shton ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy