Anija Libra rikthehet në Shëngjin, këtë herë me 8 emigrantë

by Merita

Ka mbërritur rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm anija Libra me 8 emigrantë nga Italia e nisur dy ditë më parë.

Behet e ditur se emigrantët janë Egjipti dhe Bangladeshi të cilët janë kapur në ujërat italiane.  

banner

Kjo është hera e dytë që anija patrulluese e marinës italiane “Libra” ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, për të zbarkuar këtë herë në portin e Shëngjinit, 8 emigrantë të kapur disa ditë më parë në jug të Lampedusës.

Anija e marinës mbërriti mëngjesin e sotëm në brigjet shqiptare dhe emigrantët pas ekzaminimeve në Shëngjin do të dërgohen në kampin e Gjadrit.

Pas vendimit të Gjykatës së Romës për ndalimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri dhe kthimin e tyre në Itali, Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar një dekret ligjor për këtë çështje.

Masa synon të kapërcejë ngërçin e krijuar nga vendimi i gjyqtarëve për të mos vleftësuar mbajtjen e disa azilkërkuesve në qendrën e pritjes së Gjadrit për shkak se vijnë nga vende të pasigurta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy