Televotimi i hapur të hënën për të nominuarit e kësaj jave është anuluar.
Kështu ka vendosur Vëllai i Madh, i cili po ashtu ua bëri të ditur banorëve të shtëpisë.
“Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet tjera do të bëhen të ditur sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja konkrete e anulimit të televotimit dhe se çfarë do të bëhet në Prime-in e së premtes.
Një zarf i zi është futur të enjten në shtëpinë e BBVK-së.
Të nomuniarit e kësaj jave ishin Rezi, Mevlani, Xheneta, Gjesti, Ana dhe Roneva.