Barcelona ishte në gjendje që të bëjë vetëm një blerje gjatë afatit kalimtar veror dhe ai lojtar ishte Dani Olmo.
Zyrtarët e klubit do të shpresojnë se ata do të jenë në gjendje të bëjnë më shumë biznes në vitin 2025, ani pse kjo varet nëse ata mund të rikthehen në rregullin 1:1 të La Liga-s
Është raportuar gjatë javëve të fundit se Barcelona do të synojë të përforcojë disa pozita, duke përfshirë portën, krahun e djathtë të mbrojtjes dhe sulmin.
Një mesfushor gjithashtu është në mesin e objektivave, veçanërisht nëse Frenkie De Jong vendos të largohet.
Në rast se kjo ndodh, Enzo Fernandez do të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë. Sipas raportimeve nga Anglia (cituar Mundo Deportivo), Barcelona është e interesuar për reprezentuesin argjentinas, i cili ka humbur vendin tek Chelsea këtë sezon.
Fernandez mund të jetë në dispozicion për një çmim të përgjysmuar në 2025 dhe në rast se ndodh kjo, atëherë me shumë mundësi do të kishte disa oferta në drejtim të tij.
Sidoqoftë, sipas kushteve aktuale, transferimi i Fernandez është i papërballueshëm për Barcelonën shkaku i vështirësive financiare nëpër të cilat po kalojnë