“Finalet” e nëntorit, Silvinjo publikon listën e Kombëtares kuqezi

by Merita

Në prag të dy ndeshjeve të vlefshme për Ligën e Kombeve që do të luhen në shtëpi më 16 dhe 19 nëntor përballë Çekisë dhe Ukrainës, tekniku Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar.

Bie në sy fakti se Silvinjo ka grumbulluar 28 lojtarë për këto dy sfida, që do të jenë si finale për Kombëtaren kuqezi.

banner

I vetmi futbollist nga Superliga në këtë listë është mbrojtësi i Partizanit, Andi Hadroj, ndërsa rikthehet mesfushori Keidi Bare, i cili ishte një nga emrat e mëdhenj që mbeti jashtë listës së të ftuarve për Euro 2024.

Gjithashtu, trajneri i ka besuar sërish mesfushorit të kombëtares U-21, Fetah Fetai, i cilësuar si “Modriçi shqiptar”, duke e grumbulluar sërish me legjinoarët kuqezi.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me ekipet e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy