26
Sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën “Zjarrvënie” dhe dy “Kanosje”, të raportuara në Fushë-Kosovë.
I arrestuari I.T, shtetas i Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale” thuhet në njoftimin e policisë