Kurti s’i ndahet diasporës, sonte në Oslo, pasnesër në Frankfurt – keqpërdoret edhe konsullata atje

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti është duke qëndruar sot në Oslo të Norvegjisë e ku po zhvillon takime me diasporë, përcjell Gazeta Express.

Pas këtij takimi ai të dielën do të qëndroj në Frankfurt, e ku sipas njoftimit të Konsullatës së Kosovës në Frankfurt në takim do të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me mërgatën duke përfshirë organizimin kulturor, mësimin në gjuhën shqipe, regjistrimin e mërgatës, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet në Kosovë.

banner

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla,.Në këtë takim do të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me mërgatën duke përfshirë organizimin kulturor, mësimin në gjuhën shqipe, regjistrimin e mërgatës, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet në Kosovë”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy