Manchester United pritet ta shpërblejë Amad Diallon me një kontratë të re pesë vjeçare sipas së cilës ai do të përfitonte një trefishim të pagës aktuale.
Amad është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me ‘Djajtë e Kuq’, por që atij pritet t’i ofrohet një marrëveshje luksoze para fundit të sezonit, sipas The Sun.
Unitedi po planifikon një ofertë për pesë vite sipas së cilës paga e Amad do të rritej nga 29 mijë euro në javë në 90 mijë euro.
Amad ka mbetur pjesë e ekipit të Unitedit këtë sezon, pasi paraprakisht kishte luajtur në formë huazimi tek Rangers dhe Sunderland.
Ai e ka dëshmuar kualitetin e tij së fundmi duke shënuar dy golat e fitores me rezultat 2-0 ndaj PAOK-ut në Ligën e Evropës.
Trajneri i përkohshëm i Unitedit, Ruud Van Nistelrooy, e kishte lavdëruar atë për paraqitjen e tij pas ndeshjes, teksa Amad kishte pranuar se dëshiron të mbetet pjesë e ekipit për një kohë të gjatë.
Amad tashmë ka luajtur rreth 700 minuta këtë sezon, por ai ka krijuar më shumë raste për gol (18) sesa çdo sulmues tjetër i Unitedit në të gjitha garat