Ndërpriten punimet në “Ishullin Urban” që i bashkoi Abdixhikun e Ramën, Zogaj tregon se pse

by Merita

Të mërkurën që shkoi Komuna e Prishtinës nisi punimet për ndërtimin e projektit “Ishulli Urban-Arbëri-Pallati i Rinisë”.

Ishte pikërisht kjo ceremoni që i bëri bashkë pas shumë kohësh, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama, për të cilët u përfol se kanë raporte të acaruara.

banner

Por pa u bërë 24 orë nga nisja e punimeve, Komunës së Prishtinës i kanë dalë pengesat e para nga shteti, konkretisht Ministria e Kulturës.

Kjo pasi që Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve pretendon se një pjesë e parcelës në këtë zonë është e tyre dhe komuna nuk ka leje për shfrytëzim.

Këtë ndërprerje të punimeve e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, nënkryetari I Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

“Tash jemi në komunikim me ta për të parë se si do të vazhdojmë tutje. Arsyetimi ka qenë se duhet të realizohet projekti dhe të shkohet përmes një procedure të dhënies së pëlqimit për shkak se Pallati i Rinisë është në mbrojtje. Ne do t’i dërgojmë krejt dokumentacionet e kërkuara dhe do ta e marrim pëlqimin për punë, përndryshe ne mundemi me vazhdu në anën tjetër të projektit me punë sepse nuk ka asnjë pengesë dhe afrohemi pallatit të Rinisë.”, ka thënë Zogaj për Reporteri.net.

Zogaj tha se ka pasur takime me përfaqësues të MKRS-së.

“Ka pasur takime. Besoj që nuk ka asnjë arsye për t’u bllokuar ky projekt.”, tha ai.

I pyetur nëse kjo ndërprerje ka ndonjë tendencë politike, Zogaj u shpreh i rezervuar.

“Në fazën e parë nuk dëshirojmë të konstatojmë si ndërhyrje politike por nëse shohim se ka bllokada të paarsyeshme atëherë mundemi me komnstatu që është tendencë puro politike.”, tha Zogaj.

Komuna e Prishtinës nuk i ka ndalur punimet në pjesën e Arbërisë, ndërsa punimet kanë mbetur pezull në pjesën matanë hekurudhës dhe rrugës automobilistike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy