Punonjësit e zyrës kanë shëndet më të mirë mendor, sesa ata që punojnë nga shtëpia

by Merita

Një studim i fundit, i titulluar “Kultura e Punës dhe Mirëqenia Mendore” nga Sapiens Lab, zbulon se si kultura e vendit të punës ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor.

Ky hulumtim, i cili anketoi 54,831 punonjës nga 65 shtete (përfshirë mbi 5,000 nga India), thekson se marrëdhëniet në punë dhe mirëkuptimi personal që gjen në punë janë po aq të rëndësishme për mirëqenien mendore sa jeta familjare.

banner

Disa nga gjetjet kryesore sugjerojnë se punonjësit që punojnë nga shtëpia/ose ambiente të tjera kanë një shëndet mendor më të dobët krahasuar me ata që punojnë në zyra/ambiente pune,  duke theksuar përfitimet e mundshme të ndërveprimeve ballë për ballë.

Studimi tregon gjithashtu se ekipet më të mëdha tentojnë të krijojnë mirëqenie më të madhe, ndërsa profesionet që përfshijnë kujdesin për njerëzit, punën me njohuri dhe menaxhimin e biznesit shpesh rezultojnë në shëndet më të mirë mendor sesa ato të shërbimit ndaj klientëve ose punët fizike.

Mes stresorëve kryesorë që janë identifikuar, marrëdhëniet jo të mira me kolegët dhe mungesa e vlerësimit për punën kanë çuar në rënien më të madhe të mirëqenies mendore—dhe kjo është e krahasueshme me vështirësitë në marrëdhëniet familjare.

Nga ana tjetër, problemet me ngarkesën e punës kanë pasur ndikim të fortë në gjumë, vlerësimin e vetvetes dhe shëndetin fizik, ndërsa fleksibiliteti në orar ka pasur një ndikim më të vogël.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy