Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar planin ekonomik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku anëtari i kryesisë Berat Rukiqi ka shpalosur detaje nga ky plan.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka folur për planin e tyre për përfundimin e projekteve kryesore infrastrukturore në vend të cilat sipas tij për katër vite kjo qeveri nuk arriti ta përfundoi asnjë të vetme.
“Merrni rajonin e Anamoravës, rajonin e Mitrovicës, Pejën, dukagjinin në përgjithësi, rrugën për Podujevë asnjë nuk ka përfundu. Ta marrim shembull rrugën për Gjilan, është gjynah si kanë mbetur qytetarët e asaj ane, shumica e tyre kanë punë në Prishtinë ata janë shkëput, nuk arritën ta përfundojnë as rrugën ekzistuese kanë mbetur të bllokuar në një urë që sa kohë e lëre me autostradën për Gjilan, për të cilën thonë mos na pyetni më se nuk dua të flasim hiç, e kanë premtu ne përfundu shumë më herët tash nuk dëshirojnë as të flasin për të”, ka pohuar mes tjerash Rukiqi.
Rukiqi i cili ka thënë se të gjitha projektet e mëdha infrastrukturore do të përmbyllen brenda një mandati qeverisës ka thënë se LDK do ta rikthej planin që rruga për Pejë të jetë autostradë e jo rrugë regjionale.
“Me neve rruga për Pejë do të bëhet autostradë, me këta është rrugë regjionale me dy korsi, duke thënë se po kursejmë. Normalisht që kursejnë kur e bëjnë rrugë me dy korsi e jo autostradë, munden me kursy edhe më shumë mos me punu hiç por kjo nuk është zgjidhje. Te plani jonë ne do t’i kthehemi planit që lidhja e rajonit të Dukagjinit me pjesën tjetër të Kosovës të bëhet me autostradë”, ka shtuar Rukiqi.
Në anën tjetër me qëllim që qytetarëve dhe bizneseve tu krijohen mundësi atyre që të lidhen me autostrada do të investohet edhe në 200 vend ndalje