Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar planin ekonomik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku anëtari i kryesisë Berat Rukiqi ka shpalosur detaje nga ky plan.
Rukiqi i i cili për një kohë ka qenë edhe kryetar i odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se qeveria gjatë gjithë mandatit është munduar që të bëjë propagandë se kinse jemi duku përjetuar një zhvillim të hovshëm ekonomik e që sipas tij ka ndodhur krejt e kundërta.
Ai tha se bashkë me kolegët e tjerë nga LDK kanë arritur që me argumente ta dëmtojnë propagandën e qeverisë aktuale e cila është munduar që gjatë vikendeve të prodhoj lajme kinse për zhvillim ekonomik.
“Mua më kish ardh marre me pas qenë ministër i kësaj qeverie dhe me dal me propaganduar sepse një ditë të gjithë do të provohemi dhe do të jemi shumë të kujdesshëm në atë që prezantojmë. Për ma shumë më kish ardh marre me këshillu kryeministrin e vendit që nuk len medium ndërkombëtar pa dal me këto shifra të gabueshme. është mirë me prezantu vendin në arenën ndërkombëtare dhe me provu atë, ne të gjithë kur jemi jashtë vendin mundohemi ta promovojmë vendin tonë, ndërsa këta që sot qeverisinë kur kanë qenë në opozitë nuk e kanë pa interesin e vendit dhe janë lëshuar në kritika të jashtëzakonshme kundër vendit”, ka thënë Rukiqi
Në anën tjetër sipas tij është detyrë dhe obligim i qeverisë që të promovojë vendit por jo të bëjë propagandë me shifra të gabuara.
Rukiqi përmendi një rast të zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi para të pranishmëve në një forum të bizneseve gjermano-kosovare.
“Duke e dëgjuar zëvendës kryeministrin Bislimi duke bërë propagandë thash me vete po të isha qytetar gjerman kurrë nuk kisha analizua çka është realiteti por menjëherë kisha ardh me jetu në Kosovë. Ne do të dëshironim të kishim më shumë investime por as investitorët e brendshëm as të jashtëm nuk binden me propagandë, t’i si qeveri duhet ta paraqitësh gjendjen reale që e ke dhe avantazhet tua duke bërë interpretimet ashtu siç jo e jo siç të konvenojnë”, ka shtuar Rukiqi.
Një rast shumë i keq i prezantimit të gjendjes ekonomike të vendit sipas Rukiqit ishte ai i kryeministrit të vendit në Forumin Ekonomik të Vjenës