Rukiqi tregon se cilat shifra ekonomike janë të vërteta, të LDK-së apo qeverisë

by Nexhat

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar planin ekonomik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku anëtari i kryesisë Berat Rukiqi ka shpalosur detaje nga ky plan.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi ka folur edhe për betejën e shifrave mes LDK dhe qeverisë, betejë kjo e cila pothuajse vazhdon çdo ditë.

banner

“Nuk është e saktë ajo që shpesh herë po tentohet të flitet në opinion se kinse ne kemi një të vërtet qeveria ka të sajën, këtu ka vetëm një të vërtet dhe shifrat janë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar të cilat as nuk i kontrollojmë ne e as qeveria, ne nuk kemi shifra tona si LDK, nuk e kontrollojmë as Agjencinë e Statistikave ajo është pjesë e zyrës së kryeministrit. Megjithatë ka dallime në interpretimin e tyre, këta qeveria e paraqesin një pjesë të fotografisë ndërsa ne e paraqesim të tërën ashtu siç është. Qeveria paraqet dhe interpreton vetëm pjesën që iu konvenon ndërsa ne nuk e fshehim asnjë pjesë dhe këtu është dallimi, ndërsa shifrat për të cilat flasim të dyja palët janë të njëjtat”, ka pohuar Rukiqi.

Sipas Rukiqit ka pasur shumë raste kur interpretimi i shifrave është bërë vetëm pjesshëm vetëm sa për të bërë përpjekje që gjendja të paraqitet ndryshe.

Një prej rasteve ka qenë edhe ai për rritjen e brutoproduktit vendor ku qeveria si shembull ka marr vitin e parë pas pandemisë.

“Kosova ka pasur recesion si pasojë e pandemisë dhe pastaj një ekonomi e mbyllur pothuajse gjatë gjithë vitit përnjëherë është hap, të gjitha mjetet që nuk janë shpenzuar në vitin 2020 janë shpenzuar në vitin 2021 dhe ka pasur edhe mjete që janë ndarë për të ndihmuar bizneset e qytetarët pas hapjes dhe normalisht që kjo ka ndikuar që të kemi rritje nga 5.3% në 10.7%. Këtu ka filluar qeverisjen LVV në tremujorin e dytë të vitit 2021 dhe prej aty ka filluar rënia e madhe ekonomike dhe kjo është e vërteta e vetme”, ka shtuar Rukiqi.

Rasti i tjetër i prezantimit joreal i shifrave sipas Rukiqit është rritja ekonomike ku thuhet se Kosova ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në vend duke larguar nga prezantimi se cila është baza jonë e cila e vendeve të rajonit


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy