Shikimi i një filmi aktivizon 24 qarqe të trurit

by Merita

Shikimi i një filmi nuk është thjesht një shëtitje për trurin: aktivizon, në fakt, 24 qarqe të ndryshme për të ndjekur praninë e njerëzve, objekteve të pajetë, dialogut ose sekuencave të veprimit; disa qarqe aktivizohen për të ndjekur skenat më komplekse ose të paqarta, ku kërkohet një përpjekje më e madhe njohëse.

Këtë e ka zbuluar studimi i publikuar në revistën Neuron dhe i drejtuar nga Massachusetts Institute of Technology, i cili për herë të parë ka hartuar, përmes rezonancës magnetike, se çfarë ndodh në tru gjatë shikimit të filmave si Inception, The Social Network dhe Home Alone, shkruan Informim.

banner

Studiuesit, të udhëhequr nga Reza Rajimehr, analizuan skanimet e trurit të të gjithë 176 vullnetarëve që po shikonin klipe të shkurtra të filmave të zgjedhur dhe më pas aplikuan algoritme të Inteligjencës Artificiale për të identifikuar rrjetet e ndryshme të përfshira në tru. Rezultatet zbuluan përfshirjen e 24 qarqeve të lidhura me aspekte të veçanta: për shembull, njohjen e fytyrave dhe trupave, lëvizjen, vendet dhe pikat e referencës, gjuhën dhe ndërveprimet mes njerëzve dhe objekteve.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se, kur përmbajtja e filmit bëhet e vështirë për t’u ndjekur, marrin përsipër zona të trurit që kanë të bëjnë me të ashtuquajturin “kontroll ekzekutiv,” d.m.th. ato që lejojnë planifikimin e veprimeve, zgjidhjen e problemeve dhe dhënien e përparësisë për informacionet më të rëndësishme. Në vend të kësaj, gjatë skenave më të thjeshta, mbizotërojnë rajone me funksione specifike, si ajo për përpunimin e gjuhës.

“Zonat e kontrollit ekzekutiv zakonisht aktivizohen në rastet e detyrave të vështira, kur ngarkesa njohëse është e lartë”, thotë Rajimehr. “Duket se, në situatat ku është një skenë me kuptim të paqartë, kërkohet një përpjekje më e madhe njohëse”, – thotë studiuesi – “dhe kështu truri kalon në përdorimin e domeneve më të përgjithshme të kontrollit”./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy