Sokol Haliti i Vitisë i hyn garës për deputet të LDK-së

by Nexhat

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka hyrë garës për deputet në listën e LDK-së, përcjell Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

banner

Ai tha se në garën për zgjedhJet e 9 shkurtit, LDK-ja po hyn me listën me të mirë.

Postimi i plotë:

Me Turneun e Ndryshimit vazhduam sonte në Viti! Aty, me Kryetarin Sokol Haliti, takuam shumë qytetarë të Vitisë që po bëheshin vet ndryshimi! Po bëheshin vet shpresa e një shteti tek i cili besojmë fort! I lumtur dhe plot shpresë me entuziazmin e madh që nisi dje në Prishtinë e vazhdoj sot në Viti.

Sokol Haliti do të jetë pjesë e listës për deputet; sepse në zgjedhjet e 9 shkurtit, LDK hyn me ekipin më të mirë të vet!

Unë besoj në shtetin e Kosovës dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ky vend i bekuar me njerëz të shkëlqyeshëm ka! Dhe vizioni im nuk ka të bëjë vetëm me një Kosovë të suksesshme, por me qytetarë të suksesshëm në një Kosovë që ecë mbare!

Njerëz që mund t’i ndjekin ëndrrat e tyre, të jetojnë me dinjitet, të jetojnë drejtë, të ndërtojnë të ardhmen e tyre mu këtu, në shtëpitë e tyre, tek familjet e tyre, në qytetet e fshatrat e tyre!

Dua ta shoh Kosovën jo si të fundit në rajon, por si një vend krenar prijetar mes të tjerëve përreth, si një shtet ku mirëqenia, mundësia e uniteti nacional janë pjesë e përditshmërisë sonë!

Shihemi nesër në Pejë!

BËHU NDRYSHIMI!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy