Voziti me fëmijë në prehër, gjobitet me 400 euro dhe i merret patentë shoferi

by Nexhat

Policia e Kosovës e ka gjobitur një person me 400 euro dhe ia ka marrë patentë shoferin për gjashtë muaj, pasi e drejtonte veturën duke mbajtur fëmijën në prehër.

Në njoftimin e Policisë, po ashtu bëhet e ditur se shoferi është dënuar edhe me pesë pikë negative.

banner

“Policia në Mitrovicë gjobitë kundërvajtësin që drejtonte mjetin me fëmijë në prehër. Policia në Mitrovicën e jugut ka identifikuar kundërvajtësin i cili drejtonte mjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër. Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit te mjetit me veprim motorik për gjashtë (6)muaj”, thuhet në njoftimin e plotë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy