Vazhdon të diskutohet zgjedhja e Donald Trump si presidenti i 47-të i SHBA-ve.
Në vëmendje u fati i dy figurave kryesore të politikës shqiptare, kreut të PD Sali Berisha, i shpallur i padëshirueshëm nga administrata e presidentit Joe Biden, aktualisht në gjendje arresti shtëpiak në Tiranë, si dhe ish presidenti Ilir Meta i cili gjendet në paraburgim po në Tiranë
Pyetjes “Pse gëzohen Berisha-Meta për Trumpin?” analisti Preç Zogaj tha se ata e kanë pritur me entuziazëm, pasi akuzojnë demokratët për gjithçka u ka ndodhur në Shqipëri.
“Veçmas ata bëjnë përgjegjës miliarderin Xhorxh Soros dhe ndoshta besojnë tek ndërhyrja e tij”, tha Zogaj.
Por sipas tij vendimarrjen në nivele të larta nuk mund ta marrin zvarrë moria e të pasurve, ndryshe nuk do te ishte Amerika që ne njohim, por do të ishte rrumpallë
“Megjithatë gjithkush ka të drejtë të shpresojë” tha zoti Zogaj./RTSH