Futbolli elitar gjerman vijoi këtë të shtunë me katër ndeshjet e radhës. Befasi për Dortmund dhe Leverkusen, ndërsa Bayern Munich i falenderohet një goli që solli tri pikët.
Në “Vonovia”, Bochumi dhe Bayer Leverkusen barazuan 1-1. Miqtë, që janë edhe kampionët në fuqi të Bundesligës u ndalën në barazimin e tretë radhazi paçka se kaluan të parët në epërsi me golin e Schick pas 18 minutave lojë. Ishte minuta e 89 kur Miyoshi gjeti golin e barazimit për vendasit.
Në “Meua Arena”, Mainzi shënoi tre herë duke mposhtur 3-1 Dortmundin. Sfida nisi keq për miqtë që e panë veten me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Emre Can pas 27 minutave lojë. Ishte Lee Sung që shënoi golin e parë për vendasit pas 36 minutave, ndërsa barazoi Guirassy. Në fundin e së parës Mainz shënoi sërish, këtë herë me Burkardt. Në fraksionin e dytë Nebel “vulosi” rezultatin 3-1.
Në “Millerntor Stadion” të Hamburgut, St. Pauli u mposht 0-1 nga Bayern Munich. Një gol i Musiala në minutën e 22 i mban bavarezët në vendin e parë me 26 pikë. Ndërkohë, trajneri Vincent Kompany ka fituar 26 pikë në 10 ndeshjet e tij të para në Bundesligë me Bayern Munich; rekord i përbashkët ky pas 10 ndeshjeve të para në kompeticion nga një trajner i FCB, së bashku me Pep Guardiolën në 2013.
Bundesliga, raundi 10-të:
E shtunë, 9 nëntor 2024
Bochum 1-1 Bayer Leverkusen
Mainz 3-1 Dortmund
St. Pauli 0-1 Bayern Munich
Werder Bremen 2-1 Holstein Kiel