Presidenti Joe Biden dhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën në mëngjes, kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë sot në ditën e shtunë. Donald Trump është ftuar nga Presidenti aktual Joe Biden për një vizitë miqësore me çrast pritet t’i bëj atij urimet nga afër për fitoren e arritur në Zgjedhjet që u mbajten pak ditë më parë.
Të dy do të takohen në Zyrën Ovale në orën 11:00 të asaj dite, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Njoftimi vjen katër ditë nga kur Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale, duke mposhtur zëvendëspresidenten Kamala Harris./NBC News