Dua Lipa njofton se u detyrua të anuloj një koncert shkaku sigurisë

by jonzefaj

Dua Lipa ka njoftuar se ka anuluar një koncert të ardhshëm për arsye sigurie.

Këngëtarja, 29 vjeçe, ishte planifikuar të performonte në Jakarta, Indonezi më 9 nëntor si pjesë e turneut të saj në Azi, “Radical Optimism”, shkruan DailyMail.

banner

Por në një deklaratë të shpërndarë të premten, ajo konfirmoi se koncerti i saj nuk do të realizohej dhe shprehu trishtimin për këtë vendim.

Ajo shkroi: “Jam thellësisht e trishtuar t’ju njoftoj se nuk do të mund të performoj në Jakarta këtë të shtunë, më 9 nëntor”.

“Jam në vendin tuaj të mrekullueshëm dhe gati për të performuar, por më vjen keq që duhet të ndaj me ju se është vendosur që nuk është e sigurt që performanca të vazhdojë për shkak të çështjeve të sigurisë me skenën”.

“Isha me të vërtetë e emocionuar për këtë mbrëmje, dhe më dhemb shumë që nuk mund të performojmë për ju, sidomos pas kaq shumë kohe që nga performanca ime e fundit në Jakarta”.

“Rimbursimet do të bëhen nga pika juaj e blerjes. Ju dua të gjithëve dhe mezi pres të jemi sërish bashkë në të njëjtën sallë, duke kënduar dhe vallëzuar plot energji sa më parë”, shtoi Dua.

Dua njoftoi turneun e saj global për vitin 2025, i cili vjen si promovim për albumin e saj të fundit, “Radical Optimism,” në shtator.

Pas një performance elektrizuese në festivalin “Glastonbury”, ajo shiti menjëherë dy netë radhazi në Stadiumin ikonik “Wembley” të Londrës, të caktuara për qershor 2025.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy