Fero publikon fotografi në seancen e dytë për fshirjen e tatuazheve

by jonzefaj

Më shumë se një vit pasi deklaroi se do të përkushtohet plotësisht ndaj fesë islame, ish-reperi i njohur Fero ka nisur një hap të rëndësishëm në këtë drejtim: heqjen e tatuazheve.

Ky vendim vjen si pjesë e përkushtimit të tij për të jetuar në përputhje me parimet e fesë, ku tatuazhet konsiderohen të ndaluara.

banner

Në një postim në “Instastory”, Fero ndau me ndjekësit e tij një fotografi ku tregon se ka nisur procesin e heqjes së tatuazheve përmes trajtimit me laser. Ai konfirmoi se sot ka seancën e tij të dytë, duke shënuar përparim drejt eliminimit të tyre.

“Gati për seancën e dytë”, shkroi ai, duke treguar vendosmërinë për të përmbushur këtë ndryshim të madh në jetën e tij.

Ky veprim i Feros ka ngjallur interes të madh tek ndjekësit dhe media, të cilët po ndjekin me kuriozitet rrugëtimin e tij drejt një përkushtimi më të madh ndaj fesë.

Kthesa e tij në rrugën e fesë dhe përpjekjet për të jetuar sipas parimeve islame tregojnë për një angazhim serioz, duke lënë pas një pjesë të jetës së tij të mëparshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy