90
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur në Rrugën e Kombit si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, njëra me targa të Kosovës.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen pranë Urës së Zogut.
Të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa që Policia e Shtetit ende nuk ka dal me informacione për këtë rast.