68
Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda. E para e shtetit tha se e falënderoi homologun e saj dhe se ritheksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale.
“Mora konfirmimin e tij se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.