Shkaktoi plagosje me armë, në shtëpinë e tij nga Policia u gjetë drogë dhe armë

by engel

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e djeshme në Hajvali. I dyshuari ende nuk është arrestuar. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar susbstancë e dyshuar narkotike.

“VRASJE NË TENTATIVË – Hajvali, Prishtinë 08.11.2024 – 14:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë i njëjti është plagosur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy