Real Madridi ka pësuar një dëmtim të madh që mund të prishë sezonin e tyre.
Të shtunën pasdite, Madridi mirëpriti Osasunën në Estadio Santiago Bernabeu teksa kërkonin të mbyllnin diferencën me liderët Barcelona.
Në fillim të fundjavës, djemtë e Hansi Flick janë nëntë pikë përpara në krye të La Ligës pas një fillimi të mirë të sezonit 24/25.
Megjithatë, Madridit iu dha një goditje e shpejtë kur Rodrygo u detyrua të largohej në minutën e 20-të për shkak të një dëmtimi, i zëvendësuar nga Brahim Diaz.
Vetëm 10 minuta pas lëndimit të Rodrygo, Carlo Ancelotti u detyrua të bënte një tjetër ndryshim pasi mbrojtësi Eder Militao u rrëzua i dëmtuar.
Lëndimi dukej serioz pasi ai u largua me barelë dhe u zëvendësua nga Raul Asencio.
