46
Nga:Kimete BERISHA
- Donika Gërvalla ka nderin dhe kënaqësinë t’i rrijë gatitu Albin Kurtit dhe të turpërohet para sulltanatit të tij, si shoqet e saj para saj!
- Gërvalla po i përdorë ambasadat e Kosovës për fushatën elektorale të Albin Kurtit, sepse po mundet!
Le t’i përdorë! - Albin Kurti s’ka faj, mund të bëhej edhe më i poshtër, për shembull t’i kërkonte Donikës që ta vënte edhe shtëpinë e saj në Gjermani në dispozicionin e fushatës së tij.
- Pse Donika Gërvalla poshtërohet me vetëdëshirë për Albin Kurtin!
- Ta bënte këtë vetëposhtërim për Vjosa Osmanin, hajde, se ajo Vjosa (tash ‘e keqe’) e kapte për krahu kur e nxjerrnin si zhelen nga zyrat e LDK-së, dhe Vjosa është e para dhe e vetmja që e ka marrë seriozisht Donika Gërvallën.
- Për dallim nga Vjosa Osmani, Albin Kurti e merr Donikën çfare është Donika, për qesharake.
- Po, si mund të të sheh dikush ndryshe, përveç se si dukesh!
- Albin Kurti e ka talentin t’i përdorë gratë në politikë dhe nëse do ky ato edhe ua fusin flakën Institucioneve hatri i tij, qysh ua kanë futur….
- Arrogancën që po e bën Donika Gërvalla nuk po e bën për shqiptarët, por për Albin Kurtin, i cili e shfrytëzon vetëm e vetëm që është e bija e Jusuf Gërvallës, pa e marrë parasysh se nga Skenderi del beteri!
- Pse duhet diaspora të vendos se kush duhet ta udhëheq Kosovën!
- Pasi që e shkatërruan votuesin e Kosovës, e varfëruan dhe e bën të pashpresë, i zbuluan votuesit nga diaspora, që ata të vendosin për fatin e shqiptarëve më të varfër në botë!
- A është normale, s’është normale që një shqiptar që jeton ku me ditë se ku jashtë Kosovës, të vendos për një pushtet, të cilit as nuk i paguan tatime, as nuk shërbehet nga ai.
- Këtë yrnek të Albin Kuriit e ka marrë edhe Edi Rama, kaq të mjerë, të lodhur e të paimagjinatë e ka bërë pushteti i gjatë, për t’u pavarësuar nga votuesi i Shqipërisë e për t’i mashtruar me ndjenja patriotike shqiptarët ‘e humbur’ nëpër botë!
- Do të duhej të ishte joligjore që votuesit e diasporës të vendosin se kush e merr pushtetin në Kosovë!
- A është normale që shqiptarët që jetojnë për shembull në Romë të vendosin se kush e udhëheq Prishtinën, të cilën e shohin a s’e shohin një herë në vit.
- Çka ju premton atyre të Romës?
Që paratë që i gjuajnë në
fontanën Trevi do të shkojnë për njerëz në nevojë, nëse dëshirat e tyre, larg qoftë, nuk plotësohen! - A është normale, s’është, që një shqiptar i asimiluar dhe i akulturuar, që as nuk flet shqip, as nuk di shqip, e as nuk ka lidhje me Kosovën të votoj për fatin e një djali që jeton në Kosovë, në
varfëri të thellë e pa rrugëdalje! - Diasporën e bën për vete kush di më së miri t’i bëj të ndjehen kompetentë dhe dikushi, që aq shumë kanë qejf, kush di t’u thotë ‘se pa ‘ta nuk bën’!
- Diaspora s’ka faj, s’mund të ketë faj kolektiv, faj ka Albin Kurti që i pari e ka realizuar idenë e Vjosa Osmanit që ta udhëheq Kosovën me votat e diasporës.
- Arroganca e Albin Kurtit ushqehet nga diaspora!
Nuk i bën hesap shqiptarët e Kosovës, për shkak se e ka diasporën, dhe me
e ta e vendos fatin e shqiptarëve të Kosovës! - Në filim të viteve të nëntëdhjeta, LDK e udhëheqte Kosovën nga egzili!
- Qeveria në egzil e populli në Kosovë!
Me Albin Kurtin, qeveria në Kosovë e populli në egzil! - Vjosa Osmani ia ka dhënë Albin Kurti idenë për të shfrytëzuar diasporën kundër të gjithëve dhe tash për ironi edhe kundër saj.
- Tash s’ka parti politike që nuk shkon pas ideve të Albin Kurtit për fushatë politike në diasporë.
- Askush s’guxon të thotë ndryshe, se kjo s’është normale, anipse të
gjithë e dinë se s’është normale! - Kur thotë Albin Kurti: çmenduni, çmendet të gjithë.
Si atëherë, kur e përzuri Agim Veliun nga qeveria e tij, pa asnjë faj, menjëherë pas tij e përzuri edhe Lumir Abdixhiku, pa asnjë faj. - Të gjithë bëjnë çfarë bën Albin Kurti!
I lumtë atij që e ka bërë çmendurinë standard!
Nuk është lehtë, t’i çmendësh të
gjithë përnjëherë! - Duken patetike, joreale dhe të
frikshme fushatat e partive politike në diasporë! - Çfarë i duhesh ti një mërgimtari në Berlin, përveç ta gënjesh dhe t’ia ushqesh egon se si ai është ‘i rëndësishëm’ pa
qenë…
I rëndësishëm është po, shumë, por vetëm për pushtetin e Kosovës, që atij vet nuk i hyn më udhë!! - Mirë, por çfarë ke për t’u thënë shqiptarëve të Gjermanisë ti, oj zonjë!
Se ti në Kosovë je e akuzuar për fshehje të pasurisë! - Se edhe ata si ti, lirisht mund ta fshehin pasurinë e tyre në Kosovë!
- Se edhe ata si ti që the në OKB, lirisht mund ta konsiderojnë ‘njeri të ndershëm’ vrasësin dhe dëbuesin e shqiptarëve – Oliver Ivanoviç!
- Kush është ai shqiptar i Gjermanisë që shkon mbas një gruaje e cila para krejt botës e lavdëron vrasësin e shqiptarëve, anipse vet është vajza e një të vrari!
P.S. ‘Never talk to strangers’, Kapitulli 1, ‘Mjeshtri dhe Margarita’, Mikhail Bulgakov.
.Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës “Informim.net”.