Drita ka shënuar fitore 1:2 me përmbysje rezultati në udhëtim ndaj Ferizajt, në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll
Gjilanasit e panë veten në disavantazh në minutën e 60-të, kur Betim Haxhimusa e kaloi në epërsi Ferizajn.
Megjithatë, ekipi i Zekirija Ramadanit shpejt u konsolidua, duke e barazuar rezultatin pas 8 minutash nga penalltia përmes Besnik Krasniqit.
Ky i fundit, asistoi katër minuta më pas për Egzon Bejtulain që shënoi me kokë për 1:2
Pas kësaj fitoreje, Drita prin në Superligën e 25 pikë, tri më shumë se Ballkani e Malisheva.
Në anën tjetër, Ferizaj mbetet i parafundit me 14 pikë gjithsej