Fëmija rreth 7-vjeç humb rrugën në mal, gjendet i sigurt pas disa orësh kërkime

by Nexhat

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka njoftuar të dielën se një fëmijë 7-vjeçarka hummbur sot në rejonin e Artanës.

Fëmija kishte dalë për të luajtur në malin pranë shtëpisë dhe siç thuhet në njoftim “sipas të gjitha gjasave, kishte humbur orientimin”.

banner

Më pas familjarët bashkë me Policinë e Kosovës kanë dalë për ta kërkuar atë, por pa sukses – duke kërkuar më as ndihmë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.

Por, intervenimi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës nuk ishte i nevojshëm, pasi fëmijë ishe gjetur pasi janë kontakuar për ndihmë.

“Më datë 10 nëntor 2024, në orën 12:20, kemi pranuar një telefonatë nga familjarë të shqetësuar për humbjen e një fëmije rreth 7 vjeç në rajonin e Artanës (Novobërdës). Fëmija kishte dalë për të luajtur në malin pranë shtëpisë dhe, sipas të gjitha gjasave, kishte humbur orientimin. Familjarët, së bashku me Policinë e Kosovës, kishin kërkuar për rreth 3 orë pa sukses, duke i bërë më pas kërkesë Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës për ndihmë shtesë. Ekipi kujdestar i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës u nis me shpejtësi dhe arriti në vendngjarje në orën 13:30. Me të mbërritur, ekipi u njoftua se fëmija tashmë ishte gjetur nga familjarët dhe Policia e Kosovës, dhe po kthehej i sigurt në shtëpi. Fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime. Ky rast përfundoi pa nevojë për ndërhyrjen e ekipit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës. Fëmijës i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy