Me kërkesën e familjarëve të sulmuesve dhe me ndërmjetësimin e miqëve z. Xhavit Haliti dhe z.Vehbi Shala, sot pas një takimi të kërkuar nga familjarët e sulmuesve, Kryetari i Pejes, z. Gazmend Muhaxheri ka vendosur që t’i fal sulmuesit për sulmin ndaj tij, ka njoftuar avokati i Komunës së Pejës, Dukagjin Kerveshi.
Tutje në postimin e tij në rrjetin social, avokati Kerveshi shkruan se drejtësia të bëjë punën e saj, por kryetari Gazmend Muhaxheri nuk do t’i ndjek të njejtit penalisht në procedurë penale dhe se heq dorë nga kërkesat eventuale pasurore ndaj tyre në procedurë gjyqësore./Informim.net
Postimi i plotë z. Kerveshi