Taekwondistja kosovare 8-vjeçare u godit me shuplakë nga trajneri i saj në Kampionatin Europian të vajzave dhe djemve që po mbahet në Tiranë.
Taekwondistja 8-vjeçare nga Kosova humbi nga garuesja serbe në finale të Kampionatit Evropian për kadetë dhe fëmijë që u zhvillua në Tiranë.
Lojtarja e taekwondos nga Serbia, Nina Savic e fitoi medaljen e artë, pikërisht ndaj taekwondistes kosovare.
Taekwondistja e re nga Kosova, V.F., u godit me shuplakë nga babai dhe trajneri saj, Valmir Fetiu
Ky i fundit është deklaruar për “Kohën”, duke thënë se shuplaka ishte vetëm për ta qetësuar.
“Ajo ishte për ta qetësuar, pasi e mori afër zemrës. Ishte shuplakë e vogël, ishte për vajzën time. Ajo nisi të qajë dhe të bërtas dhe unë nuk doja ta shoh para tjerëve në atë gjendje”, ka thënë Fetiu.
Mediat rajonale më tutje kanë bërë me dije se trajneri është dënuar menjëherë me gjashtë muaj
https://twitter.com/i/status/1855573743029858580