53
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të punojë me LDK’në dhe PDK’në për ta larguar kryeministrin Kurti nga pushteti.
“Kush mund ta e ndryshojë Kurtin, duhet opozita. Unë nuk është që jam në dashni të madhe as me PDK as me LDK-në, por më duhet të punoj me ta, për me e hjek këtë njeri”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së të UÇK-së në Pejë.
“Na duhet një ndryshim, jam optimist, s’kam qenë kurrë ma optimist sesa jam sot, do t’i kryej këto punë që i kam qit para vetes, e di çka na pret, por e di që do ta kem mbështetjen e aleatëve”, tha ai.