Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza jo vetëm në Kosovë, por gjithandej nëpër mërgatë, Bedri Hamza po pritet krahëhapur dhe me zemrat plot.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shton se mbështetja e madhe që Hamza po merr nga diaspora, është mobilizimi për të cilin Kosova ka nevojë sot,
“Pas mbështetjes së madhe në Padua të Italisë, dje, në Mynih, rreth 250 studentë shqiptarë të universiteteve më të mira në Gjermani dhe qindra mërgimtarë të tjerë iu bashkuan ekipit të Bedriut për zhvillimin e Kosovës. Ndërkaq sot, mbi dy mijë bashkatdhetarë në Shtutgart zotuan mbështetjen e tyre për Bedri Hamzën Kryeministër dhe vizionin e PDK-së për një Kosovë ma të mirë”, ka shkruar i pari i PDK-së.
“Ky është mobilizimi për të cilin Kosova ka nevojë sot – që më 9 shkurt të hap një epokë të re drejt një të ardhmeje më të mirë. Faleminderit Mërgatë!”.